Vendosni fjalën kyçe....

Biden akuza të ashpra presidentit rus: Putin është vrasës, do paguajë çmimin për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020


Presidenti i SHBA-së Biden ka thënë se administrata e tij po përgatit një përgjigje të ashpër pasi agjencitë amerikane të sigurisë raportuan se Rusia u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet e SHBA në vitin 2020 në favor të kundërshtarit të tij, Donald Trump.

Në një intervistë me kanalin e lajmeve ABC të mërkurën, Biden u pyet nga gazetari George Stephanopulos nëse ai mendonte se presidenti rus Vladimir Putin ishte ‘një vrasës’.

“Mmm hmm, po.” – u përgjigj Biden.

Ai shtoi se më parë e kishte paralajmëruar homologun e tij në Moskë se SHBA do të merrte masa nëse do gjente prova të ndërhyrjes ruse në zgjedhje.

“Ai do e paguajë një çmim.” – tha Biden.

“Ne patëm një bisedë të gjatë, ai dhe unë; Unë e njoh atë relativisht mirë. Nëse vërtetoj se kjo ka ndodhur, atëherë jini të përgatitur.” – shtoi Biden.

Të martën, një raport i përbashkët nga agjencitë e spiunimit të Uashingtonit, duke përfshirë CIA dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare u deklasifikua.

Ai deklaron se Rusia u përpoq të ndikonte në votimin e vitit 2020 me synimin ‘të denigronte kandidaturën e presidentit Biden dhe Partinë Demokratike, duke mbështetur ish-presidentin Trump, duke minuar besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe duke përkeqësuar ndarjet sociopolitike në SHBA’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *