Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga pallati një grua në Tiranë, niset me urgjencë në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Një grua ka mbetur e plagosur pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme nga banesa ku jeton.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në rrugën “Mine Peza”, ku gruaja pas rrëzimit është dërguar me urgjencë për në spital.

“Më datë 16.03.2021, rreth orës 09:25, në rrugën ‘Mine Peza’, një shtetase ende e paidentifkuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës ku jeton, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor sakaq vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *