Vendosni fjalën kyçe....

Berisha-Ramës: Bëj gati valixhet e ik në Beograd se i ke orët e numëruara, merr me vete edhe Lul pengun


Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se i ka orët e numëruara në krye të qeverisë.

Gjatë Foltores së Kurbinit, ai tha se të njëjtin paralajmërim që i ka bërë Fatos Nanos më herët po ia bën edhe kreut të qeverisë duke i thënë të bëjë gati valixhet e të shkojë në Boegrad duke marrë me vete edhe Bashën.

“Të gjitha fatkeqësitë i ndodhën vendit në këto vjet ndërkohë që peng Bashga kalpoo nga humbja në humbje derisa kaloi në një fasadë të narkoqeverisë. Në Tiranë qarkullon një fjalë ku thuhet se Edi Rama pasi u kërkon 20% biznesmenëve thotë po mua s’më mbeti gjë pasi 20% më duhet t’i jap edhe Lulit. Kjo shpreh më së miri pazaret e pista mes tyre. Ata që e kanë pësuar qytetarët që nga njëra anë kishin qeverinë e nga ana tjetër fasadëopozitën.  Edi Rama kaloi në eufori pas blerjes së zgjedhjeve në mandatin e tretë duke përdorur 130 milionë euro nga buxheti. Ai përdori në mënyrë kriminale të dhënat personal nga patronazhistët, ai përdori banda e kriminelë. Po çfarë bëri peng-Basha që u zotua se do mbronte votën. Ai u tërhoq nga zgjedhjet lokale, nuk e mbrojti votën dhe në zgjedhje e vitit 2021 firmosi fitoren e Edi Ramës dhe u mor me karrigen e tij. unë i them Edi Ramës zhduku, i kë orët e numëruara. Atë që i thashë Fatos Nanos po ta them edhe ty, bëj gati valixhet ee ik në Beograd, merr me vete edhe Lul pengun.” – tha Berisha.