Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi prezanton kandidatët e Gjirokastrës: Papunësia dhe mungesa e të rinjve problemet më të mëdha


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka prezantuar sot në Gjirokastër kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryemadhi tha se nuk mund të ketë vazhdimësi, histori, të ardhme, memorie, nëse të rinj dhe të reja nuk do të jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Kryetarja e LSI theksoi se një nga problemet më të mëdha është papunësia, mungesa e të rinjve dhe të reja.

Do të bënim prezantim prezantimin në një shtëpi karakteristike të prezantimit të të gjithë ekipit të Gjirokastrës, ashtu siç do të bëjmë edhe në Përmet, në Tepelenë, me shokët e miqtë tanë atje, për të bërë prezantimin e të gjithë kandidatëve tanë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Ajo që dua të theksoj është tradita dhe trashëgimia kulturore që përfaqëson gjithë kjo zonë është e domosdoshme dhe vjen si rezultat i një angazhimi, sidomos i të rinjve dhe të rejave. Nuk mund të ketë vazhdimësi, histori, të ardhme, memorie, nëse të rinj dhe të reja nuk do të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Ne mbrëmë kur erdhëm fjetëm në Gjirokastër dhe duke diskutuar me të zotin e hotelit i cili shumë pak dhoma kishte hapur, pasi ekonomia ka rënë, situata e pandemisë ka krijuar që njerëzit të mos lëvizin. Por jo vetëm kjo, por edhe ndihma nga shteti nuk ka qenë prezentë për ta.

Një nga problemet më të mëdha është papunësia, mungesa e të rinjve dhe të reja, të cilët largohen dhe mbi të gjitha mbyllja e shumë degëve në Universitetin e Gjirokastrës ku Zamira është pedagoge aty dhe e di se çfarë ndodh, siç është në Gjirokastër edhe në të gjithë qytetet e Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Korçë, që ka sjellë mbyllje të degëve, pasi kanë ikur të rinjtë.

Kjo vjen si rezultat i një shpopullimi të jashtëzakonshëm. Nuk na lind gjë tjetër veç një detyrë e madhe për të kthyer atë shpresë, energji pozitive të të rinjve e të rejave në Shqipëri, pse jo dhe në Gjirokastrës”, deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *