Vendosni fjalën kyçe....

Qëllon policinë dhe i merr me forcë makinën në Divjakë, arrestohet nga FNSH-ja


Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë ku një shtetas i armatosur ka qëlluar në drejtim të patrullës së policisë.

Madje ai nën kërcënimin e armë ka arritur të marrë edhe makinën e policisë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes, raporton Report TV.

Ai është larguar në drejtim të paditur, por më pas është lokalizuar nga forcat e policisë së Lushnjës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *