Vendosni fjalën kyçe....

Modelja Emily Ratajkowski bëhet nënë (FOTO)


Modelja Emily Ratajkowski ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmin e ka bërë të ditur për publikun vetë modelja përmes një postimi në “Instagram”, ku shkruan se vogëlushi i saj, ka ardhur në jetë vetëm tri ditë më parë.

Në foton e publikuar, ajo shihet duke ushqyer me gji fëmijën e saj të porsalindur ndërsa ishte ulur në një divan me një krevat fëmijësh pas saj.

“Sylvestes Apollo Bear i është bashkuar tokës. Sly erdhi në jetë në 3/8/2021 në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime.”- ka shkruar ajo përkrah fotos.

Ajo më parë kishte deklaruar se nuk do ta zbulonte seksin e foshnjës së saj dhe të bashkëshortit Sebastian Bear-McClard, pasi do ishte vetë fëmija që do e zgjidhte se çfarë do ishte kur të rritej mjaftueshëm për të kuptuar orientimin e tij seksual. Megjithatë, deshi a s’deshi na e zbuloi se është djalë me këtë postim.

Modelja shprehej në një ese se ajo do ta edukojë fëmijën e saj, duke pranuar se nuk dëshiron t’i ‘imponojë stereotipet gjinore’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *