Vendosni fjalën kyçe....

Avioni luftarak i mbushur me municione, rrëzohet mbi depon në Kaliforni (FOTO/VIDEO)


Një aeroplan luftarak F-16, është rrëzuar në një Bazë Ajrore në Riverside, Kaliforni. “RT” shkruan se piloti ka shpëtuar, duke dalë jashtë i sigurtë.

Zjarrfikësit kanë kërkuar një ekip special për t’u marrë me mjetet e rrezikshme, pasi avioni ishte i mbushur plot me municione luftarake.

Një pjesë e aeroplanit dhe një parashutë u panë pranë pistës, ku piloti kishte dalë i sigurt. Nuk ka njoftime për njerëz të tjerë të lënduar.

Megjithatë, pamjet e publikuara tregojnë qartë vrimën e madhe të bërë në çatinë e ndërtesës së bazës luftarake që shërben si depo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *