Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Në 25 prill të bëjmë sevap, ta kthejmë Ramën te Zaho dhe Linda


Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” ka kërkuar që çdo qytetar të votojë në 25 prill dhe sipas tij me këtë votë do bëhet edhe “sevap”.

Sipas Metës do bëhet sevap pasi Rama do kthehet te familja e tij. Kjo deklaratë e Presidentit ironizon një deklaratë të Ramës të disa javëve më parë ku donte të rinte në shtëpi dhe jo në politikë por e bënte pasi vendi “kishte nevojë për të”.

Ç’do qytetar i Shqipërisë të tregojë respekt për votën e tij. Të tregojë se vota e tij është fuqia e tij në demokraci. Të gjithë të shkojnë në 25 prill drejt kutive të votimit sepse është moment shumë i rëndësishëm.

T’ia kthejmë Edin, Zahos Lindës dhe familjes së tij. Ndoshta në ngrohtësinë familjare ai do të jetë edhe më i qetë. Ka pasur ankesa që po stresohet dhe po sakrifikon. Në këtë mënyrë zgjidhim dy probleme.

I japim fund një eksperimenti të dështuar. Rikthejmë sistemin demokratik. Shtetin e së drejtës, meritokracinë, përcaktojmë qartë rrugën evropiane, bëjmë edhe sevap.

Unë luftoj për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë. Për t’i dhënë fund një eksperimenti që e çon Shqipërinë në pikiatë”- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *