Vendosni fjalën kyçe....

Rama mohon letrën: Ka qenë mesazh, skuadra do fitojë dhe pa Dritan Lelin


Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbi kërkesën e tij për përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Lelit nga fushata në këtë qark.

Rama mohoi se ka pasur një letër të dërguar nga ai dhe që është lexuar nga Damian Gjiknuri.

Por Kryeministri tha se ka qenë një mesazh i shkurtër pasi Dritan Leli refuzoi të jetë pjesë e listës ndërsa shtoi se skuadra e tij do fitojë edhe pa kryebashkiakun.

S’ka ndodhur asgjë, unë i kam kërkuar të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar, dhe kaq. Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani, ka qenë një mesazh që unë kam çuar, se nuk isha dot i pranishëm dje. Shumë i thjeshtë, shumë i shkurtër, pa asnjë ekuivok, që përderisa Dritan Leli refuzoi të ishte pjesë e skuadrës, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin, kaq. Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk ka pse të jetë në skuadër. Kaq e thjeshtë është. Është shumë e rëndësishme për Vlorën dhe gjithë Shqipërisë që ministrja e Energjisë është në udhëtim, ku nesër do të firmosë memorandumin me palën amerikane për investimin në transformimin e TEC të Vlorës”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *