Vendosni fjalën kyçe....

Luljeta Bozo për Berishën: Pati ulje ngritjet e veta, kur drejton ke të mira dhe të meta


Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo ka komentuar liderët politikë të cilët kanë drejtuar qeveritë gjatë këtyre viteve në pluralizëm.

Për Sali Berishën, inxhinierja tha se gjatë punës edhe ai ka pasur të mirat dhe të metat e veta pasi kur drejton bëhen edhe gabime të cilat sipas saj i ka treguar historia.

“Berisha ka qenë një kardiolog shumë i mirë, kur drejton ke dhe te mira dhe të metat. Tani njerëzit i i dinë të gjitha nuk a nevojë ti përsëris unë. Ai e pati pak më të vështirë pasi nga një sistem autoritar me ekonomi të centralizua hymë menjëherë në ekonominë e tregut duke sjellë dhe shkatërrime e ekonomisë që kjo për mua nuk duhej lejuar dhe pasoja po vuhen edhe sot. Pati këto ulje e ngritjet, por ka drejtuar kaq vite shtetin, ka dhe gabime por nuk është puna ime, i ka nxjerre historia ku ka gabuar“- tha Bozo.

Bozo ka komentuar edhe për raportin me Ramën për të cilën thotë se gjatë bisedave për tërmetin me të nuk ia ka ndërprerë fjalën ndryshe nga sa thuhet se nuk i lë njerëzit të flasin.

“Unë kam pasur me Ramën një komunikim të gjatë në kohën e tërmetit dhe unë në atë takim ato mendime që i dhashë ai i mori në konsideratë dhe i parashtroi menjëherë në komitetin që u ngrit për tërmetin. Opinionet duhet ti japësh vetëm kur punon pasi duhet të jenë bazuar mbi fakte. Mua Rama nuk më ndërpreu asnjëherë fjalën, kot thonë se ai nuk të lë të flasësh”- tha Bozo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *