Vendosni fjalën kyçe....

Udhëtimi historik i Papa Françeskut në Irak, takohet për herë të parë me klerikun shiit


Papa Françesku gjatë vizitës së tij historike në Irak, është takuar me një klerik të lartë Shi’it në qytetin e shenjtë Najaf.

Ai u takua me Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani, për të dhënë një sinjal të fuqishëm për bashkëjetesën në një vend të shkatërruar nga dhuna.

Sistani, 90 vjeç, është një nga figurat më me ndikim në Islamin Shi’it, si brenda Irakut dhe më gjerë, dhe ky takim ishte i pari midis një pape dhe një kleriku të tillë të lartë shi’it.

Papa gjithashtu vizitoi qytetin ku lindi profeti Abraham, për të dënuar dhunën në emër të Zotit si “blasfemia më e madhe”.

Pas takimit, Sistani u bëri thirrje udhëheqësve fetarë botërorë që t’u kërkojnë llogari fuqive të mëdha dhe që urtësia dhe ndjenja të mbizotërojnë mbi luftën.

Ai shtoi se të krishterët duhet të jetojnë si të gjithë irakianët në paqe dhe bashkëjetesë.

Në një deklaratë, Sistani tha: “Udhëheqja fetare dhe shpirtërore duhet të luajë një rol të madh për t’i dhënë fund tragjedisë … dhe për t’i nxitur palët, veçanërisht fuqitë e mëdha, që të bëjnë që të prevalojë mençuria dhe kuptimi të fshihet gjuha e luftës”.

Takimi i tyre u zhvillua në shtëpinë modeste që Sistani ka marrë me qira për dekada, e vendosur afër shenjtërores me kupolë të artë të Imam Ali në Najaf. Një foto zyrtare e Vatikanit tregoi Sistanin me rrobën dhe çallmën e tij tradicionale shi’ite të ulur pranë Françeskut.

“Nga ky vend, ku lindi besimi, nga toka e babait tonë Abrahamit, le të pohojmë se Zoti është i mëshirshëm dhe se blasfemia më e madhe është të përdhosësh emrin e tij duke urryer vëllezërit dhe motrat tona.”– tha Papa Françesku në Ur, vendi ku Abrahami lindi, citon Reuters.

Megjithëse Abrahami konsiderohet si babai i të krishterëve, myslimanëve dhe hebrenjve, asnjë përfaqësues hebre nuk ishte i pranishëm në evetin ndërfetar në Ur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *