Vendosni fjalën kyçe....

Dëbohen ambasadorët rusë nga Lituania dhe Letonia


Lituania dhe Letonia kanë njoftuar vendimin për të urdhëruar ambasadorët e Moskës të largohen nga dy shtetet baltike.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, njoftoi të hënën se përfaqësuesi diplomatik i Lituanisë gjithashtu do të tërhiqet nga Moska në ditët në vijim.

Vilnius gjithashtu vendosi të mbyllë konsullatën ruse në qytetin e Klaipedas.

“Në përgjigje ndaj veprimeve të pamëshirshme agresive të Rusisë në Ukrainë, qeveria lituaneze ka marrë vendimin për të ulur statusin e përfaqësimit diplomatik.”- tha Landsbergis, duke folur për gazetarët, citon RT.

“Ambasadori rus do të duhet të largohet nga Lituania.”– shtoi ai.