Vendosni fjalën kyçe....

Teliti tregonin planin se ku do gjejë PD-ja 400 milionë euro në vit për plotësimit të premtimeve


Këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike për ekonominë, Dorian Teliti deklaroi në emisionin “Ilva Now” se ku do gjejë opozita rreth 400 milionë euro në vit që të shkojnë për të përmbushur premtimet elektorale.

Teliti theksoi se një pjesë e madhe do të vijnë nga kursimet që do të vijnë me hapjen e garës në tenderë duke thënë se qeveria socialiste shumicën i ka pa garë, me vetëm një ofertues.

400 milionë euro nevojiten për të përmbushur premtimet. 50-60 milionë euro në vit shpenzohen për zyra. 300 milionë euro kursen nga tenderët thjesht me futjen e garës. Do të anulojmë kontratat koncesionare që marrin të paktën 120 milionë euro çdo vit. Nuk do të shkojnë në duart e disa oligarkëve por tek qytetarët. Futja e garave në tenderë, eliminimi i shpenzimeve të luksin në zyra dhe anulimin e kontratave për kocensionet sjellin shumën e nevojshme. Paratë janë por duhen menaxhuar mirë”- u shpreh ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *