Vendosni fjalën kyçe....

Situata e rëndë epidemiologjike, mbyllet Ulqini


Drejtori i Insitutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi Igor Galiç njoftoi, të mërkurën, se është marrë vendimi që komuna e Ulqinit të mbyllet, duke u nisur nga situata e rënduar epidemiologjike.

Në komunën e Ulqinit do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore, qendrat tregtare, qendrat sportive si dhe parqet publike. Në ambientet publike nuk lejohet grumbullimi i më shumë se katër personave. Mbajtja e maskës është e detyrueshme si në ambiente të mbyllura ashtu edhe të hapura. Dalja nga banesa është e lejueshme nga ora 05:00 deri në ora 21:00.

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviç, njoftoi se u mor vendimi për të mos bllokuar plotësisht Malin e Zi dhe për të pritur për dhjetë ditët e ardhshme, për të parë efektet e masave aktuale. Ajo u bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat aktuale. Procesi i imunizimit, siç deklaroi ajo, po shkon sipas planit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *