Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden: Do kemi vaksina për të gjithë deri në fund të Majit


Sipas presidentit amerikan Joe Biden, SHBA-të do të kenë mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit për çdo të rritur deri në fund të muajit Maj.

Kjo dy muaj më herët sesa pritej më parë, por Biden thotë se vaksinimi duhet të zgjatet gjithashtu, dhe njerëzit të binden ta marrin atë.

“Tani jemi në rrugën e duhur që të kemi furnizim të mjaftueshëm me vaksina për çdo të rritur në Amerikë deri në fund të majit.”- tha Biden, duke shtuar se ky ishte “lloji i bashkëpunimit midis kompanive që pamë në Luftën e Dytë Botërore”.

Një tjetër njoftim kryesor ishte zotimi për t’i dhënë secilit mësues të paktën një dozë deri në fund të Marsit për të shpejtuar rihapjen e shkollave.

Por për këtë, Presidenti Biden ishte më i kujdesshëm, duke thënë se ai ishte i pasigurt kur një kthim në normalitet do të ishte i mundur.

Siç shkruan BBC, më shumë se 76 milion doza të vaksinimit janë administruar në SHBA, duke mbuluar 15.3% të popullsisë.

Biden ka premtuar shpërndarjen e 100 milion dozave të vaksinës Covid-19 në 100 ditët e tij të para në detyrë dhe duket se është afër për ta realizuar këtë premtim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *