Vendosni fjalën kyçe....

Koncesioni i radhës 100 milionë euro për hidrokarburet, PD-ja ankesë në KQZ: Qeveria po shkel rregullat e zgjedhjeve


Partia Demokratike ka denoncuar aktin e qeverisë për koncesionin e ri të hidrokarbureve si shkelje e rregullave të përbashkëta për zgjedhjet.

PD i kërkoi KQZ të marra masa për respektimin e Kodit Zgjedhor. Selia blu pretendon se shumica ka shkelur rregullin e KQZ-së i cili parashikon se“4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”.

Procedurat e koncesionit që do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *