Vendosni fjalën kyçe....

Nga Gjermania në Portugali, ç’pritet të ndodhë me kampionatet


Disa nga kampionatet kryesore të futbollit në Europë po mendojnë rifillimin aty ku e lanë dhe përfundimin e sezonit.

Bundesliga gjermane ka vendosur muajin maj si të mundshëm për rifillimin e sezonit për të luajtur 9 ndeshjet e mbetura.

Nën një protokoll të rreptë, ndeshjet mund të luhen brenda stadiumeve bosh ku nuk do lejohen më shumë se 300 persona në stadium duke përfshirë ekipet dhe personelin e stadiumeve.

Edhe në Angli kanë mbetur 9 ndeshje për t’u luajtur. Nëse qeveria do japë leje, atëherë stërvitja individuale e ekipeve do nisë në datën 18 maj ndërsa kampionati më 12 qershor. Ndeshjet do luhen me porta të mbyllura në fushë asnjanëse larg qyteteve.

Në Spanjë stërvitjet individuale pritet të nisin nga java që vjen ndërsa për t’u luajtur kanë mbetur edhe 11 ndeshje. Pritet që ndeshjet të rinisin në javën e tretë të qershorit megjithatë federata ka deklaruar se nëse kampionati do ndërpritet përfundimisht, do vlejë renditja e tanishme për të shpallur ekipin kampion.

Në Portugali kampionati pritet të rinisë në fund të muajit maj me 10 ndeshje për të luajtur. Ndeshjet do luhen me dyer të mbyllura ndërsa lojtarët e gjyqtarët do testohen ditën e ndeshjes. Ndërkohë liga inferiore është ndërprerë përfundimisht.

Franca, Belgjika, Holanda  e Skocia e kanë ndërprerë kampionatin përfundimisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *