Vendosni fjalën kyçe....

Mjegulla ‘pushton’ rrugët, ARRSH paralajmëron shoferët: Kujdes, ulni shpejtësinë


Autoriteti Rrugor Shqiptar paralajmëron drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të mjegullës së dendur që ka përfshirë sot rrugët.

Sot ka patur shumë zona si Lezha, Durrësi, Tirana, Vlora, Korça, Pogradeci që janë “pushtuar” nga mjegulla e dendur.

Por prezencë veçanërisht të madhe mjegulle, ka patur në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok. ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë në këto akse dhe të tregohen të kujdesshëm.

“Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.”– njofton ARRSH.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *