Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Veliaj akuzohet për lidhje me Ndranghetan, kemi përzënë nga LSI-ja personat me të shkuar të errët


Kryetarja e LSI-së ka thënë se 25 prilli është një referendum thelbësor për t’i dhënë fund tranzicionit 30-vjeçar.

Në një intervistë në A2, Kryemadhi theksoi se Rilindja është një sekt kriminal që ka kapur shtetin dhe ekonominë e vendit dhe kjo duhet të marrë fund.

“Të gjithë e ndjejnë të domosodshmë nevojën për të shkuar të votojnë e të japin ndihmën për t’i dhënë tranzicionit 30-vjeçar në vend, për të rrëzuar këtë sistem të kalbur. Basha e mori përgjegjëinë për t’u dalë garant aleatëve të PD-së. LSI-së ka tjetër fokus votuesish, ka socialistët e zhgënjyer. Ne nuk duam të çojmë PS-në për skprap por duam t’u japim mundësinë socialistëve të zhgënjyer që të gjejnë veten. Për kë punon sot Rilindja. Kush socialist apo biznes socialist fiton sot nga vendimet e Ramës. Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër kapjes së ekonomisë ndaj një sekti kriminal si Rilindja që ka kriminlizuar PS-në. Veliaj akuzohet për lidhje me Ndranghetan, për pastrimin e parave të mafias dhe nuk është i LSI-së.” – tha Kryemadhi.

Ajo ceku edhe personat e larguar nga forca politike që drejton duke thënë se ata në fakt janë përzënë pasi janë persona me të kaluar të errët e dosje në prokurori.

“Ata që janë thonë se janë larguar nga LSI-ja, në fakt i kemi larguar ne pasi nuk mund të pranojmë të kemi në radhët tona persona me të kaluar të errët, me dosje në prokurori.” – shtoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *