Vendosni fjalën kyçe....

I kishin vrarë prindërit, vajza afgane merr hak duke vrarë dy militantët talebanë


Historia e një vajze adoleshente afgane është bërë virale në mediat sociale për “heroizmin” e saj pasi luftoi javën e kaluar kundër militantëve talebanë, që vranë prindërit e saj.

Siç shkruan BBC, adoleshentja mori pushkën e familjes AK-47 dhe pushkatoi dy prej militantëve e plagosi disa të tjerë,.

Përdoruesit e mediave sociale e vlerësuan shumë adoleshenten pavarësisht se edhe ajo ka marrë jetë dhe komentet ishin të shumta. Gjithashtu fotoja e vajzës me pushkën në dorë është bërë virale kudo.

“Urra për guximin e saj”- shkruan një komentues, i identifikuar si Najiba Rahmi në Facebook.

Ne e dimë se prindërit janë të pazëvendësueshëm, por hakmarrja juaj do t’ju japë paqe relative“- tha Mohamed Saleh, gjithashtu në Facebook.

Sipas mediave lokale, provinca Ghor ku ka ndodhur ngjarja është një nga provincat perëndimore më të pazhvilluara të Afganistanit dhe incidencat e dhunës ndaj grave janë të larta.

Talibanët nënshkruan një marrëveshje paqeje me SHBA-në në shkurt, por shumë prej anëtarëve të saj vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe kushtetutës aktuale në Afganistan.