Vendosni fjalën kyçe....

Meta u bën thirrje qytetarëve: Verifikoni qendrat e votimit e rinovoni kartat (Video)


Presidenti Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të verifikojnë qendrat e votimit si dhe të rinovojnë kartat e identitetit atyre që u kanë skaduar.

Kreu i shtetit ka shkëputur një pjesë nga konferenca për shtyp e ditës së djeshme duke theksuar se do hapë një portal për t’u mundësuar qytetarëve që të denoncojnë rastet kur institucionet shtetërore nuk u japin informacion apo u krikojnë probleme lidhur me shqetësimet apo presionet për zgjedhje.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit! U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë! Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet.” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *