Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, ndërron jetë 60-vjeçari në autostradën Durrës-Tiranë


Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot pas një aksidenti të ndodhur në autostradën Durrës- Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi te mbikalimi i Fllakës ku një makinë që drejtohej nga një 52-vjeçar ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Viktima nuk është identifikuar ende ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici

“Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *