Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin në Fier


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Patos ku një shtetas 33-vjeçar banues në Fier ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar.

Këmbësori është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit tip Benz me iniicale D.XH është ndaluar nga policia.

Sot rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi D. Xh., 33 vjeç, banues në Fier,  duke drejtuar automjetin tip  “Benz” ka aksidentuar një shtetas këmbësor, ende i pa indentifikuar, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *