Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu përsërit Ramën: 140 vende s’e kanë nisur ende vaksinimin, sot vijnë 8190 doza Pfizer


Sot pritet të mbërrijnë në vend një sasi prej 8190 dozash të vaksinës Pfizer kundër Covid-19.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Ashtu si kryeministri Rama, ajo përsëriti se ndërsa Shqipëria e ka nisur vaksinimin, 140 vende në botë s’e kanë nisur ende.

“Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh. Shtetet që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ato që nuk kanë marrë asnjë dozë. Janë 140 vende që nuk e kanë nisur vaksinimin. Kemi mbi 4600 infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit. Ne kemi bërë përpjekje për të siguruar një kontratë me Pfizer për 500 mijë vaksina nga e cila kanë mbërritur 8000 doza deri më sot dhe pritet lëvrimi i 8190 doza të tjera po sot. Janë dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh më të mbrojtura për shkak të vaksinimit.” – tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *