Vendosni fjalën kyçe....

U rrëzua dhe theu këmbën, 33-vjeçari mbijeton për 7 netë mes Alpeve italiane


Një burrë i cili kishte dalë për shëtitje me qenin e tij në Alpet Italiane ka mbijetuar për shtatë net në qiell të hapur, pasi kishte mbetur i bllokuar mes malesh. Ai ishte rrëzuar dhe kishte thyer kyçin e këmbës.

Ekipi i shpëtimit me një helikopter e gjetën atë të enjten të shtrirë pranë një përroi në malet në veri të Udine-s. Ai ishte i mbuluar me gjethe, por ata kishin parë batanijen e tij me fletë metalike afër.

33-vjeçari ishte i uritur dhe i etur, por tha se qeni i tij e ndihmoi të mbijetonte.

Siç shkruan BBC, italiani u gjet në një lartësi prej gati 700 metrash. Ai ishte tërhequr zvarrë në një përrua, kështu që kishte arritur të pinte pak ujë. Ai u gjet i vetëdijshëm, por i mavijosur keq.

E dashura e 33-vjeçarit nga Trieste kishte njoftuar të mërkurën shërbimin e shpëtimit të malit dhe shpellave, pasi ajo kishte pritur që ai të kthehej të hënën. Ai kishte shkuar në ngjitje të tilla në mal edhe më parë, ku kishte qëndruar në kasolle mali apo streha të improvizuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *