Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i varur në pemë 21-vjeçari në Tiranë, dyshohet se është vetëvrarë


Një 21-vjeçar është gjetur i varur në pemë në Baldushk të Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kakunjë ndërsa viktimë është i riu me iniciale R.K.

Sipas policisë në trupin e tij nuk ka shenja dhune e dyshohet se ai është vetëvarur.

Njoftimi

“Me datë 20.02.2021, në fshatin Kakunjë, Njësia Administrative Baldushk, dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., 21 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *