Vendosni fjalën kyçe....

Premtimi i Bashës: Do çojmë para drejtësisë të lidhur me krimin e ata që grabitën pasuritë e shqiptarëve


Kreu i PD-së ka premtuar sot se qeveria e tij do çojë para drejtësisë të gjithë personat e lidhur me krimin.

Basha premtoi gjithashtu se do hetohen të gjithë ata persona që janë përshirë në grabitjen e miliona eurove të shqiptarëve si dhe çlirimin e ekonomisë.

Ai i bëri deklaratat gjatë fjalës në forumin e organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare.

“Do të çojmë para drejtësinë të gjithë personat e lidhur me krimin. PPP po kështu përmes strukturës së posaçme do të merren të gjithë në shqyrtim dhe do të hetohen tek organet e drejtësisë, që do të bëjnë punën për dhjetëra miliona që u janë marrë shqiptarëve.Do ti japim frymëmarrje të re biznesit. Do të angazhohemi për asgjësimin e monopoleve korruptive. Digjitalizimi i shërbimeve janë instrumentet që do të pamundësojnë korrupsionin  e zyrtarëve. Do të mbyllim çdo dritare mundësie për të parë Shqipërinë si parajsë të krimit. Do të bashkëpunojmë ngushtë me ndërkombëtarët. Do të çojmë para një tjetër prioritet, që administrata e vendit të ketë mundësinë të tërheqë talentin e jashtëzakonshëm të rinisë shqiptare. Jam kryetar i parë i opozitës që në fjalimin tim të parë të ofrova bashkëpunimin pa kushte për çdo çështje që lidhej me integrimin.” – tha ndër të tjera Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *