Vendosni fjalën kyçe....

Baton Haxhiu: Kurti në Shqipëri është produkt i Ramës


Analisti Baton Haxhiu duke analizuar ngritjen e Albin Kurtit në politikën e Kosovës deklaroi se Kryeministri Edi Rama ka dorë në produktin e tij si politikan.

Haxhiu tha se Albin Kurti në Shqipëri është produkt i Edi Ramës. Kjo sipas analistit i cili njihet si person i afërt me Kryeministrin e Shqipërisë ka ndodhur kur gjatë një konflikti me Thaçin Rama i shtiru dorën Kurtit.

Problemi në Shqipëri është që i mungon një hapësirë politike për një gjeneratë, e cila nuk është përfaqësuar dhe nuk është pak, është diku tek 34%. Ende nuk ka një lider të gatshëm të marr përsipër udhëheqjen e atij kontingjenti  votash. Unë besoj më shumë ka një ambicie për të ndërtuar fuqinë e pafuqishme të Kurtit në Shqipëri, për arsye se i duhet një pjese të elitës politike, se sa është e vërtetë që ka një fuqi të Albin Kurtit në Shqipëri. Albin Kurti në Shqipëri është produkt i Edi Ramës. Në një moment historik te konfliktit me Thaçin, ai ja shtrin dorën Kurtit”-deklaroi Haxhiu.