Vendosni fjalën kyçe....

Balla për listat e kandidatëve të PS-së: Do jenë risi


Pas mbledhjes së Shtabit Elektoral të PS-së, kreu i grupit parlamentar të lësaj force politike Taulant Balla, ka dalë në një deklaratë për mediat ku është shprehur se listat për deputetë të partisë së tij do të jenë një risi.

“Ne respektojmë afatet e vendosura nga Kodi Zgjedhor. PS ka vetëm një aleat, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Kemi marrë impute edhe nga platforma ‘Shqipëria që duam’, për t’ju dhënë mundësi grave dhe burrave të vendit nga çdo vend, në lista do keni djem e vajza që kanë jetuar jashtë dhe janë të gatshëm që të japin kontribute.

Është e pafalshme që politika shqiptare nuk i ka dhuruar mundësi shqiptarëve jashtë që të marrin pjesë në zgjedhje. Është e pafalshme që PD dhe LSI kundërvihen ndaj vullnetit për shqiptarët që jetojnë jashtë. Listat do jenë risi. Kemi punë për të bërë, andaj na duhet ky mandate.”- u shpreh Balla.

Mes të tjerash, ai bëri dhe një urim për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin që fituan bindshëm zgjedhjet në Kosovë. Ai tha që shpreson që edhe në Shqipëri palët politike të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit sin ë Kosovë.

“Dua ta nis me një urim për Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve me një standard të larta, për një pjesëmarrje të admirueshme në zgjedhje. Kemi diskutuar në mbledhjen e Shtabit, mbi zgjedhjet në Kosovë. Konstatojmë me kënaqësi që këto zgjedhje vajtën shumë mirë. Gjej rastin që të përgëzojë të gjitha partitë politike të Kosovës për frymën dhe standardin e zgjedhjeve. Dua ta uroj me gjithë zemër Vetëvendosjen, mikun tonë Albin Kurtin për fitoren e këtyre zgjedhjeve.

Uroj që krijimi i qeverisë së re të marrin kohën e mjaftueshme. Mezi presim bashkëpunim. Ne jemi motër e vëlla dhe sigurisht që marrim nga njëri-tjetri mësime, eksperienca. Ajo që për mua është me rëndësi dhe që mesazhi që duhet të japim është se tashmë partitë politike të pranojnë rezultatin. Uroj që dhe në Shqipëri pas 25 prill çdo parti politike të pranojë rezultatin. Është me rëndësi që të hiqet dorë nga historitë e së të kaluarës, nga bojkotet. Ata që humbin zgjedhjet duhet të kuptojnë se nuk është faji i qytetarëve. Kur populli merr pjesë masivisht, edhe pse ishte pandemia, mesazhi ishte i qartë.”– tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *