Vendosni fjalën kyçe....

Pa energji elektrike disa fshatra në Lezhë


Reshjet e borës dhe ulja e temperaturave ka lënë pa energji elektrike disa fshatra në Lezhë.

Bëhet fjalë për fshatrat Berzan, Pllanë, Zejmen, Markatomaj, Spiten, Prull, Tresh, Manati.

Këto fshatra kanë dy ditë pa energji elektrike.

Shkak për këtë është dëmtimi i rrjetit për shkak të motit me stuhi e temperatura të ulëta ndërsa defekti nuk është riparuar ende.

Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që fshatrat e mësipërm të mbeten pa ujë të pijshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *