Vendosni fjalën kyçe....

Infektohet me Covid-19 ambasadorja Yuri Kim


Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes llogarisë së saj zyrtare në “Twitter”.

Kim shprehet se do vijojë të punojë edhe gjatë ditëve të vetëizolimit në shtëpi.

“Miq, doja t’ju njoftoja se kam rezultuar pozitive për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj!”– shkruan ambasadorja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *