Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra gjoba për maskën e lëvizjet pas orës 22:00, pezullohen leje drejtimi e ndëshkohen me nga 1 milion lekë 13 lokale


61 personave u është marrë leja e drejtimit të makinës nga policia, pasi sipas saj janë kapur duke lëvizur pas orës 22:00 pa arsye të domosdoshme.

52 qytetarë janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja pasi janë kapur duke ecur në këmbë pas orës 22:00 të mbrëmjes pa nevoja të domosdoshme.

Për sa u përket mosmbajtjes së maskës, në mbarë vendin janë gjobitur 2606 qytetarë me nga 3 mijë lekë rë reja.

Me nga 1 milion lekë të reja janë ndëshkuar 13 administratorë lokalesh pasi sipas policisë e ushtronin veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë ndërsa 2 administratorë lokalesh janë ndëshkuar me pezullim të veprimtarisë me 6 muaj pasi kanë qenë përsëritës në shkelje.

Po kështu 41 personve u është hequr leja e drejtimit për tre vjet për shkelje të rregullave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *