Vendosni fjalën kyçe....

Mediu: Të bëjmë të mundur votimin e mbështetësve tanë dhe dënimin e çdo shkelje ligji apo presioni mbi njerëzit


Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, zhvilloi një takiim me stafin e Këshilltarëve të kësaj partie të drejtuar nga Albi Jahelezi N/Kryetari i PR, Famela, Sentioni, Donaldi, Aleksandri Djana Pedagogia e kthyer nga Milano në krah të PR, ku u vu theksi në angazhimin më intensiv në këto ditë të mbetura.

Mediu shprehu se duhet patjetër të bëhet e mundur të votojnë gjithë mbështetësit e PR, si edhe të dënohet çdo shkelje ligji, blerje vote apo preion prej pushtetit mbi njerzit.

“Duhet patjetër që të bëjmë të mundur të votojnë të gjithë mbështetësit tanë të dënojmë çdo shkelje të ligjit, intimidim, blerje vote, presion të pushtetit mbi njerëzit dhe biznesin. Ne nuk mund të lejojmë që shqiptarët të trajtohen si qënie që shiten dhe blihen si në Pazar”, tha Mediu.

Albi Jahelezi pasi falenderoi gjithë stafin theksoi se është bërë një punë të jashtëzakonshme jo vetëm për Partinë Republikane por dhe në mbështetje të Belind Këllicit, njëkohësisht edhe në gjithë Shqipërinë për kandidatët e opozitës.

 “Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme jo vetëm për Partinë Republikane por dhe në mbështetje të Belind Këllicit ashtu siç kemi bërë në gjithë Shqipërinë për kandidatët e opozitës. Është kohë që Shqipëria të ndahet nga pushteti që po shpopullon Shqipërinë, të ndahemi nga e keqja dhe varfëria që po shkatërron të ardhmen e familjeve shqiptarëve. Prandaj duhet të kërkojmë të votohet Partia Republikane për këshilltarë me NR 4 dhe Belind Këllici me NR 1”.