Vendosni fjalën kyçe....

Meta ndaj 555-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar: “Shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”


 

Kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar fjalëve në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti.

Në një postim në “Facebook” Meta e cilëson heroin tonë kombëtar si “shqiptarin më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë”.

“Në 555-vjetorin e kalimit në përjetësi të Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë” nderojmë sot kujtimin dhe veprën frymëzuese të simbolit tonë më përbashkues në mbrojtje të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe identitetit tonë kombëtar. Përcaktuesi vendimtar i përkatësisë tonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar do të mbetet përherë krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!” shkruan Meta.