Vendosni fjalën kyçe....

Infektohet me Covid-19 ministri i Mbrojtjes, Peleshi


Ministri i Mbrojtjes Peleshi është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka njoftuar vetë shefi i mbrojtjes që shkruan se pavarësisht kujdesit të treguar, është prekur nga koronavirusi i ri.

Ai shton se ka simptoma të lehta dhe se është vetëkarantinuar në banesë.

“Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat. Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.” – shkruan Peleshi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *