Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Ndroqi: Kush pret apartamente do i japim kontratën, nëse nuk zbatohet afati institucionet paguajnë penalitetin


Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte për inspektim në zonën e Ndroqit mbi rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti.

Rama deklaroi se familjet që presin apartamente do u jepet kontrata që përcakton sipërfaqen dhe afatin kohor.

Nëse shkelen këto afate Rama tha se qeveria apo bashkia do paguajë penalitetet.

Ata që presin apartamente pjesë-pjesë do fillojnë, një pjesë e madhe duhet të presin ende duke pasur bonusin e qirasë, atyre do u japim kontratën duke u thënë se kjo është kontrata që ti dhe familja jote merr këtë apartament me këtë sipërfaqe me një angazhim kohor.

Ta dinë të mos thonë është letër pa vlerë dhe jo letër me vlerë. Të mos thonë se është një letër pa vlerë. Në këtë afat merr apartamentin për çdo kalim afati qeveria bashkia do të paguajë një penalitetet. Ai ka kontratë dhe nëse do të shkojë të kërkojë llogari mund ta bëjë. Kjo për tu dhënë sigurinë, dhe mos bien pre e këtyre budallalliqeve që shtëpinë do ua marrin pas zgjedhjeve jo do u kërkojnë qira dhe njerëzit kanë të drejtë të kenë atë ankthin“- tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *