Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti Rehovica-Kryemadhit: LSI-në e shkatërroi arroganca e pabesia, “çizmja” ndaj Ramës arritja jote e vetme


Ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica, i është përgjigjur kryetares së kësaj force politike, Kryemadhi pas deklaratave të saj dy ditë më parë. Gjatë një takimi me ish-strukturat e gruas së LSI-së në Berat, ai tha se nuk ka kryer asnjë vepër të jashtëligjshme në Shqipëri apo Itali.

Rehovica tha se deklaratat e tij nga Kryemadhi, janë një thikë pas shpine e nxitur dhe organizuar nga ajo për të mbajtur nën kontroll e presion deputetët e LSI-së dhe se partia në fjalë nuk është më ajo që ka themeluar Ilir Meta. Ai theksoi se ka një vendim gjykate të pushimit të çështjes nga prokuroria e të pranuar nga gjykata.

“Kam një vendim gjykate të pushimit të çështjes të kërkuar nga Prokuroria dhe të pranuar nga Gjykata. Nëse ky vendim i gjykatës nuk është i barasvlefshëm me ato vendime të gjykatës që mund t’i vijnë mirë zonjës Kryemadhi s’di çtë them. LSI-në e ka shkatërruar paranoja por duke qenë se paranoja për mua klasifikohet si sëmundje dhe njerëzit nuk e kontrollojnë dot nuk kemi pse i vëmë gishtin apo fajin njeriu.” – tha Rehovica, shkruan Abc News.

Në lidhje me akuzat e Kryemadhit se ai nuk dinte të shkruante e të lexonte, Rehovica tha: “Unë ju siguroj që kam bërë më shumë shkollë dhe kam lexuar më shumë libra se zonja Kryemadhi dhe nuk kam blerë apo kopjuar ndonjë tezë doktorature.”

Po kështu, Rehovica tha nga Berati se Kryemadhi partinë e ka të trashëguar dhe të pamerituar. Ai e ka ftuar Kryemadhin në një debat të hapur publik dhe ka deklaruar se arritja më e madhe që ka deri tani Kryemadhi në drejtimin e LSI-së është vetëm ‘çizmja’ kundër Edi Ramës.

Ish-deputeti i LSI-së ka pohuar se sipas informacioneve që ai ka të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI-së janë kontaktuar nga trupa diplomatike për t’i paralajmëruar që të distancohen nga zonja Kryemadhi.

“Unë kam informacion që të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI-së janë kontaktuar nga trupa diplomatike që të distancohen nga zonja Kryemadhi.” – shtoi ai për Abc News.

*Video Credit: Abc News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *