Vendosni fjalën kyçe....

Rama tallet me programin e PD-së: Si menu me pjata bosh imagjinare


Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot programin e Partisë Demokratike për Bujqësinë, që parashikon 100 milionë euro në vit investime në bujqësi. Nga një vizitë në Nivicë, Rama u shpreh se ky program është një ‘meny me pjata imagjinare’.

“Po të bashkojmë bashkë buxhetin tonë nga arka e shtetit dhe atë që kemi mundur të thithim shkojnë në të njëjtën shifër. Programi i PD është një meny për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve dhe për ti bërë të ëndërrojnë një gjumë për një gjellë pasanikësh siç thuhet te Lulëkuqet mbi mure. Shqipëria reale është me e madhe se Shqipëria virtuale se pjatat bosh në gjumë, program që mbetet si pjatat bosh që nuk do shfaqet në asnjë tavolinë.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *