Vendosni fjalën kyçe....

Bie koalicioni qeveritar në Itali, Mario Draghi jep dorëheqjen


Kryeministri italian Mario Draghi do të japë dorëheqjen disa orë pasi partneri i koalicionit populist “Pesë Yjet” tërhoqi mbështetjen e tij në një votëbesimi të madh.

Draghi e ka udhëhequr qeverinë italiane që nga shkurti i vitit 2021.

Në një deklaratë, ai tha se pakti i besimit që kishte mbështetur qeverinë e unitetit ishte thyer.

“Do t’ia dorëzoj dorëheqjen presidentit të republikës sot në mbrëmje.”– tha ai sipas TG 24.com.

Kriza në koalicion nisi kur udhëheqësi i pesë yjeve, Giuseppe Conte refuzoi të mbështesë paketën e ndihmës ekonomike të qeverisë prej 23 miliardë eurosh për familjet dhe bizneset, duke argumentuar se Draghi nuk po bënte mjaftueshëm për të përballuar koston e jetesës.

Koalicioni midis palëve politike ka rënë zyrtarisht dhe çuditërisht pas fitores në votën e mosbesimit. Pro vazhdimit të punës nga qeveria e Draghi ishin 172 përfaqësues në Senat dhe 39 ishin kundër, por në seancë munguan partnerët e koalicionit qeveritar të partisë “5 Yjet”.

Edhe pse qeveria fitoi me lehtësi votimin e së enjtes në Senat, kryeministri kishte paralajmëruar vazhdimisht se pa mbështetjen e Pesë Yjeve qeveria nuk mund të vazhdonte.

Draghi shkoi të takonte presidentin Sergio Mattarella dhe pasi reflektoi për të ardhmen e tij, dha deklaratën e dorëheqjes.

“Votat e sotme në Parlament janë shumë domethënëse nga pikëpamja politike. Maxhoranca e unitetit kombëtar që ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk ekziston më.”- tha ai.

Zgjedhjet ishin planifikuar në fillim të vitit 2023, por dorëheqja e kryeministrit Draghi i sjell ato më përpara në vjeshtë.