Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të vjedhin banesën në Karpen, pikasen nga familjarët, lëndohet një 13 vjeçar dhe një grua


Mbrëmjen e sotme tre persona kanë tentuar të grabisin banesën e shtetasit B.G 70-vjeç në Karpen të Kavajës.

Të tre autorët ende të dyshuar janë diktuar nga familjarët dhe kanë hasur në rezistencën e tyre. Nga përplasja është lënduar shtetasi A.G 13-vjeç dhe shtetasja R.G 47-vjeç.

Autorët nuk kanë mundur të kryejnë aktin e vjedhjes dhe janë larguar me shpejtësi.

Më datë 05.02.2021, rreth orës  20:00, në fshatin Karpen, në Kavajë dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me shërbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes”- thuhet në njoftim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *