Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Fatura e programit të PD-së do jetë 450-500 milionë euro në vit


Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku në Syri TV dha faturën e programit të forcës që ajo përfaqëson i cili po shpaloset dita ditës.

Tabaku tha se fatura e programit shkon nga 450-500 milionë euro në vit.

Në 2013 kur Rama erdhi në pushtet nxori disa shifra në ajër, siç u provuan edhe në 8 vite  që shkuan në krah të kundërt. Ne në programin tonë jemi bazuar në një analizë të saktë për çdo element. Ne kemi vendosur disa objektiva, të cilat i kemi quajtur synimet tona. Ne e shikojmë qytetarin shqiptar në përfundim të këtij programi me dyfishim të të ardhurave. Me programin tonë do forcojmë shtresën e mesme. Programi ynë ka edhe një aspekt të rëndësishëm social. Unë mund t’ju siguroja shifrat në pikëpamjen e taksave si në uljen e buxhetit të shtetit, në formalizimin e ekonomisë, kursimet që mund të vinë nga sistemi i koncesioneve dhe tenderimeve, dhe janë më se të mjaftueshme për angazhimet që kemi marrë. Për çdo sektor ka një buxhet. Konkretisht të gjitha këto zëra shkojnë në afro 450 deri në 500 milion euro në vit, në varësi të impaktit që do të ketë”-deklaroi Tabaku.