Vendosni fjalën kyçe....

Lloji britanik i Covid-19 ka qarkulluar në Maqedoninë e Veriut që prej dhjetorit 2020


Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë pohuar sot se lloji britanik i Covid-19 ka qarkulluar në vend që prej dhjetorit.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në vendin fqinj, pas kontrollit të dhjetëra mostrave të përzgjedhura, 5 prej tyre kanë dalë të jenë të llojit britanik.

Ata kanë qenë të infektuar me llojin e ri pa e ditur këtë gjë.

Javët e fundit, Mqedonia e Veriut ka njohur rritje rastesh të personave të prekur nga Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *