Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Vendimet e para që do të firmos si kryeministër


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka deklaruar se ditën që do të futet në zyrën e kryeministrit, do të jenë një seri aktesh që ai do të firmosë të cilat kanë qëllim kryesor parimin “kthimin e parave tek shqiptarët”, duke paralajmëruar kështu anulimin e disa koncensioneve të miratuara nga qeveria aktuale.

“Zoti Basha përballë gjithë zotimeve që ju keni për zgjedhjet e 25 Prillit keni menduar që ditën tuaj të parë si kryeministër cili është akti i parë qe do të duhej të firmosej që të kishte dhe një impakt publik?”- ishte pyetja që gazetari  i ABC News, Juxhin Mustafaraj i drejtoi kryedemokratit.

“Akti i parë dhe një sërë aktesh, nuk do të jetë një akt, do të jetë vënia në zbatim e planit të punës që po shpalosim para shqiptarëve, të programit ekonomik, programit për shëndetësinë, programit për arsimin, të taksave, të ndihmës ekonomike, të ndihmës për fermerët, pra do të jenë një seri vendimesh, nuk do të jetë një vendim i vetëm por do të jenë një seri vendimesh të cilat do të ndihmojnë drejtpërdrejt synimin tonë kryesor: paratë në xhepat e shqiptarëve, në duart e shqiptarëve dhe jo të shpërdoruara nga pushtetarët apo në duart e një grushti oligarkësh. Padiskutim pjesë e kësaj do të jenë edhe një seri masash dhe ligjesh të cilat do të zhbëjnë këtë klimë mbytëse që Edi Rama dhe qeveria e tij kanë krijuar për ekonominë, për njerëzit, për shëndetësinë, për arsimin, për mediat.

Pra anullimi i një sërë masash të padrejta të cilat rëndojnë sot mbi shqiptarët dhe padiskutim vënia në lëvizje e programit tonë në të gjitha rrafshet që ju përshkrova më sipër. Këto padiskutim do të jenë vendimet e ditëve të para.”– ka deklaruar Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *