Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 3 shtetas për vepra të ndryshme penale


Policia e kryeqytetit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Një shtetas me iniciale A.M 29-vjeç banues në Kosovë është arrestuar për përndjekje të një shtetase.

Ndërsa një shtetas tjetër u arrestua për dhunë ndaj babait të tij dhe një tjetër për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.75 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *