Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e numrit të infektimeve, Komiteti i Ekspertëve: Kemi kaluar ‘tavanin’ e lejuar, nuk janë zbatuar rregullat


Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur në konferencën e radhës për mediet për të bërë përditësimin e situatës së pandemisë së Covid-19 në vendin tonë dhe masat që do jenë në fuqi në vazhdim.

Siç bëri me dije shefja e sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, incidenca javore e infektimeve me COVID në vend ka kaluar tavanin e vendosur, prej 200 rastesh duke shkuar në 209.

“Kemi rritje të numrit të rasteve, incidenca javore ka shkuar në 209 raste për 100 mijë banorë. Është një rritje e rëndësishme pasi 2 javë më parë ishte nën 200. Këtë tavan prej 200 e kërkojnë edhe vendet e tjera. Nga ana tjetër edhe incidenca 2-javore është rritur. Kemi edhe rritje të të shtruarve në spital por edhe numri i të vdekurve. Vihet re një rritje graduale në të gjitha bashkitë e vendit.  Vërehet një rritje e rasteve në të gjitha grupmoshat.”- tha Bino. 

Shefja e spitalit Infektiv  Najada Çomo tha se ka një  rritje të të shtruarve në spitalet COVID.

Çomo tha se në spitale ka të shtruar të të gjitha moshave por më të prekurit janë ata të moshës 50-60 vjeç.

 “Një informacion të shkurtër lidhur me situatën në spitale. Sikurse e keni ndjekur është parë një shtin i  nr të personave të infektuar dhe të sëmurë dhe kjo pasqyrohet dhe në shtin të personave të shturar në sp[itale. Ato jan ë pacientë mbi formën e moderuar forma e rëndë dhe kritike.

Ditët e fundit evidentohen raste të shtrime në spitale COVID. Numri i shtuar i të infektuar do pasqyrohet me shtim të nr të pacientëve. Kemi persona të të gjithë moshave të shtruar.

30-90. Mosha më e prekur 50-60 vjeçare. Edhe mosha më e re e shtruar paraqesin  forma të rënda të sëmundjes.

Jemi në të paktat vende që nuk respektojmë si duhet mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme.”– tha Çomo.

Lidhur me këtë rritje të shifrave të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale gjatë këtyre dy javëve, Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se kjo lidhet më së shumti me moszbatimin e masave nga qytetarët. Ajo tha se mbeten në fuqi masat e ndërmarra deri tani lidhur me pandeminë.

“Mendohet se kjo rritje ka lidhje në radhë të parë me moszbatimin e rregullave pas festaveave të fundvitit si dhe në javën e parë të janarit.

Po vlerësohet edhe shfaqja e varianteve të transformuara të virusit Sars-Cov-2, por fatmirësisht situata vijon të jetë e kontrolluar.

Vazhdojmë ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe dhe nga ana tjetër po punojmë së bashku me Ministrinë e Arsimit lidhur me kërkesën për kthimin në auditore të studentëve duke qenë se po afron dhe sezoni i provimeve dhe patjetër që do të kemi një vlerësim të shpejtë në fund të kësaj jave.

Jemi në një moment delikat që ka të bëjë me rritjen e shifrave, jemi në periudhën e dimrit, njerëzit rrijnë në ambiente të mbyllura, prandaj për këtë arsye kërkohet një angazhim akoma më i madh i të gjitha strukturave dhe zbatimi i mbajtjes korrekte të maskave siç i kemi miratuar, sepse këto maska të mbrojnë nga çdo tip i virusit.

Vetëm nëse ne i zbatojmë si duhet këto, mund të jemi në një situatë edhe më të qëndrueshme ku mund të merren edhe masa të tjera.”– deklaroi Rakacolli./ Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *