Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni amerikan del pozitiv për Covid-19 edhe pas dozës së dytë të vaksinës Pfizer


Kongresmeni amerikan Stephen F. Lynch i Massachusetts ka dalë pozitiv për Covid-19, tha zyra e tij. Ligjvënësi bëri dozën e dytë të vaksinës Pfizer para betimit të Joe Biden.

65-vjeçari doli pozitiv të premten, tha zyra e tij. Një anëtar i stafit në zyrën e tij në Boston doli pozitiv për Covid-19 në fillim të kësaj jave, shtoi zëdhënësi Molly Rose Tarpey.

Lynch ‘kishte marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer dhe më pas kishte kryer testin e Covid-19 duke dalë pozitiv para se të merrte pjesë në betimin e Presidentit Biden’, më 20 janar, shtoi deklarata, pa specifikuar datën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *