Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj komenton darkën në Dubai: Ishim në mensë mishi, ne thjesht ndamë bukën


Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ndër të tjera foli edhe për darkën e Dubait.

Ahmetaj tha se ngjarja u keqinterpretua pasi sipas tij ata “thjesht po hanin bukë”.

Madje Ahemtaj e quajti restorantin thjesht një “mensë mishi” duke përmendur se atje kanë shkuar edhe drejtues të PD-së.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Jemi drejt fundit të bisedës, e kam të pa shmangshme në fakt zoti Ahmetaj të ju pyes; darka e famshme te Nusr’eti. Fillimisht kur patë të dilte dhe që shqiptarët nuk njiheshin me të, por edhe reagimet e më passhme, si e pritët, si u ndjetë?

Arbeh Ahmetaj: Një lajm është zakon që të… siç rezultoi; të keq interpretohet, të keq trajtohet, të shumëfishohet, madje madje, nganjëherë fillon edhe shikon edhe njerëz që i ke pranë, se si reagojnë, ishte, në respekt të pyetjes tuaj, ishim në një darkë buke! BUKË! Të ftuar…!

Gazetarja: Pse gjendeshit aty?

Arben Ahmetaj: Ne gjendeshim atje, unë gjendesha për rindërtimin. Isha pjesë e një ekipi që diskutonte më gjerë se rindërtimi. Nuk është se ishim për, le të themi për pushime apo për, që s’bën vaki, nuk bën vaki. Ishim për punë, të ftuar, për të diskutuar disa projekte. Unë kam marrë pjesë në diskutimin e të gjitha projekteve dhe kryesisht kam punuar me rindërtimin! Ka qenë një bisedë e hapur me kompaninë, dhe kemi ftuar; po ja u them shqiptarëve, se nga një herë njerëzit kanë qejf; hëngri atë, hëngri këtë. Hëngrëm bukë, të ftuar. Dhe unë ja u thash para se të vija, është e turpshme, unë dhe ne kemi fotografi të liderëve të opozitës që hanë tek Nusr’eti…

Gazetarja: U komentuan fortë edhe heqja e videos nga vetë lokali në rrjetet sociale…

Arben Ahmetaj: Por është e shëmtuar, është e shëmtuar. Punët e tij ça bën lokali Ku dimë ne ça bën lokali, lokali bën punët e veta. Hëngrëm bukë! Të ftuar! Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën”…

Gazetarja: Në një restorant super luksoz…

 Arben Ahmetaj: Kush është restorant super luksoz? Cili? Tani do numërojmë, se e di ça bën, bënte një fejk njuz; nxorën një menu me monedhën, jo, me monedhën e emirateve dhe e shisnin sikur te ishte dollar. Është mensë mishi, po shiko nuk dua të komentoj këtë, është punë tjetër edhe sikur të ishte çfarë të deshte, edhe sikur të ishte, ishim të ftuar për të ndarë bukën; është zakon shqiptarësh. Ne i ftojmë që ndajmë bukën, i ftoj unë, i fton kryeministri, i fton presidenti, i fton Lulzim Basha, i fton iksi, i fton ypsiloni, FTOHEN për të ndarë bukën sepse tradita e ndarjes së bukës tregon dhe një lloj, le të themi, serioziteti në një marrëdhënie me pozicione ashtu siç janë. Mund të hajë edhe kryeministri me kryetarin e opozitës, ndajnë bukën, në pozicione të tyre kundërshtuese politike, po ndajnë bukën…

 Dhe ka respekt robi për bukën. BUKË! Ishim të ftuar për të ndarë bukën…!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *