Vendosni fjalën kyçe....

Komision i Përhershëm për financimin e partive, opozita e shumica gjejnë gjuhën e përbashkët


Opozita jashtëparlamentare e shumica kanë arritur paraprakisht një marrëveshje lidhur me zgjedhjet e vitit 2025.

Propozimi ka ardhur nga selia blu, që ka kërkuar ngritjen e një komisionit parlamentar për kontrollin e financimeve të fushatës nga partitë politike, komision që do jetë nën drejtimin e opozitës.

Kërkesa është pranuar nga numri i dy i PS-së, Balla.Sipas Ivi Kasos së PD-së, duhet krijuar një komision i përhershëm parlamentar mbi financimin e partive dhe që duhet të ketë mundësi të plota për të thirrur në llogaridhënie çdo institucion apo individ.

“Koha për thjeshtimin e kornizës ligjore të financimit të partive në një ligj të përbashkët, pavarësisht përputhjes formale, korniza ligjore duhet rishikuar se nuk mjafton për të siguruar barazi, zgjedhjet e 2015 dhe 2017 provuar që korrupsioni ka marrë zgjerim të madh dhe janë reflektuar dhe të raporti i SBE, janë kryesisht para nga droga dhe kontrata kriminale, sasia e këtyre parave minon procesin zgjedhor. Shqetësuese për demokracinë është dhe kapja e mediave. Dy viteve të fundi ka shënuar një rritje të kontrollit të mediave. Këtyre praktikave i janë shtuar presioni i drejtë për mbyllje emisioneve kritike apo largim i gazetarëve, është krijuar një censure për aktivitet e opozitë dhe në media dominon propaganda qeveritare. Përveç instrumenteve zyrtar, KQZ duhet të trajtojë edhe denoncimet nga partitë politike dhe kur nuk janë të akredituara si vazhdueshme. Është koha të vlerësohet krijimi i një komisioni të përhershëm parlamentar për financimin e partive, duhet të drejtohet nga opozita, duhet të ketë kapacitete të plota për të thirrur çdo institucion apo individ për të raportuar për të.” – ka thënë Kaso.

Ndërsa Balla është përgjigjur duke thënë se kjo do jetë pjesë e reformës së ardhshme në Kuvendin e ri.

Deklaratat u bënë në konferencën ‘Kostot e Demokracisë II, paratë në politikë dhe integriteti zgjedhor’ të organizuar nga KRIK Albania.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *