Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua, arrestohet 22-vjeçari në Pogradec


Një 22-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pas një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Buçimas.

I riu po drejtonte një mjet tip “Benz” kur përplasi një këmbësor me inicialet P.Gj, i cili për fat të keq ndërroi jetë.

Shoferi fillimisht u largua nga vendngjarja në drejtim të Korçës, por më pas u lokalizua dhe u kap nga forcat e rendit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili mbrëmjen e djeshme, pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Buçimas, u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 24.01.2021, në fshatin Buçimas, Pogradec, ku u aksidentua me pasojë vdekje këmbësori P. Gj., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar së bashku me mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasi E. J., 22 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *