Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Vlorë, goditet 42-vjeçari


Një 42-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në vendit e quajtur ‘Shtëpia e oficerëve.’

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërsa i lënduari është dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Ajo njofton se ka nisur kërkimin për kapjen e autorit të dyshuar.

“Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.